Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manolas firmos me Napolin

Foto: Reuters

Skuadra e Napolit ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit grek Kostas Manolas, të cilin e ka transferuar nga Roma. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga mediumet italiane kurse është konfirmuar edhe nga Napoli.

Për kartonin e Manolasit, Napoli ka paguar 36 milionë euro dëmshpërblim me bonuse, kurse 28-vjeçari me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paga e tij vjetore te Napoli do të jetë 3.5 milionë euro dhe pritet të prezantohet gjatë këtyre ditëve. Manolas ka luajtur në Serie A prej vitit 2014, kur iu bashkua Romës nga Olympiacosi për 15 milionë euro.

Ai ka qenë ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, duke regjistruar 206 ndeshje me Romën në të gjitha garat. Manolas është edhe reprezentues i Greqisë.