Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City synon ta mbajë Sterlingun

Manchester City ka vendosur ta mbajë Raheem Sterlingun. Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit nuk do të lejojnë largimin e sulmuesit anglez.

Sterling është shprehur i pakënaqur me situatën e tij dhe nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Megjithatë krerët e skuadrës angleze do t’i ofrojnë kontratë të re lojtarit.

Trajneri Pep Guardiola e sheh sulmuesin si pjesë të rëndësishme të ekipit.

Për shërbimet e 27-vjeçarit interesim kanë shprehur Barcelona dhe Real Madridi.