Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas “Sky Sports” drejtuesit e klubit nuk kanë hequr dorë nga shërbimet e anësorit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
E ardhmja e Sterlingut te kampioni anglez mbetet e paqartë, pasi lojtarit nuk i është ofruar kontratë të re.
Kontrata aktuale anglezit i skadon në vitin 2023.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë klubi anglez për ta bindur Sterlingun të transferohet në “Stamford Bridge”.
27-vjeçari nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme edicionin që lamë pas nga trajneri Pep Guardiola.