Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Sterlingun

Chelsea po e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

“The Telegraph” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit londinez kanë nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit.

Është trajneri Thomas Tuchel që po insiston për ta sjellë në “Stafmord Bridge” sulmuesin anglez.

Chelsea do të tentojë ta bindë lojtarin të transferohet këtë verë.

“Blutë e Londrës” janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Manchester City për ta transferuar Sterlingun.

Sterling pritet të largohet nga kampioni anglez, pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.