Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterling pajtohet me ofertën e Chelseat

Chelsea i ka bërë të martën një ofertë fillestare Raheem Sterlingut të Manchester Cityt. Sulmuesit të Anglisë i ka pëlqyer oferta e klubit nga Londra, i cili ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e konsideron të rëndësishme blerjen e Sterlingut për sezonin e ri. Për 27-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Bayern Muencheni.

Ai pjesë e Cityt është që prej vitit 2015 kur u transferua nga Liverpooli. Ai për Cityn shënoi 17 gola dhe asistoi nëntë herë në 47 ndeshje në të gjitha garat sezonin 2021/2022.