Sport

Manchester City synon ta mbajë Sterlingun

Manchester City nuk po dëshiron ta shesë sulmuesin Raheem Sterling.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë anglezin.

Sterling është lidhur me një largim nga “Etihad Stadium”, pasi nuk ka qenë i kënaqur me situatën e tij.

Kontrata aktuale e sulmuesi anglez skadon në vitin 2023. Por krerët e klubit të Cityt po synojnë ta mbajnë lojtarin që po kërkohet nga Barcelona.

Drejtuesit e kubit do t’i ofrojnë kontratë tri-vjeçare me rritje të pagës për ta bindur 26-vjeçarin të mbetet në Premier League.