Raheem Sterling nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi i krahut tash e disa kohë ka refuzuar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Manchester Cityn.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri Pep Guardiola dëshiron ta mbajë anglezin.
Trajneri spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të përgatitin kontratën e re për të bindur Sterlingun të mbetet në “Etihad”.
27-vjeçarit kontrata me Cityn i skadon në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm