Sulmuesi i Manchester Cityt , Raheem Sterling, thuhet se do të presë deri në ndeshjet e Ligës së Kombeve të Përfaqësueses të Anglisë në qershor, përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
27-vjeçari ka shijuar një tjetër sezon të suksesshëm, duke shënuar 17 gola dhe tetë asistime për skuadrën e Pep Guardiolas.
Megjithatë, reprezentuesit anglez i skadon kontrata verën e ardhshme, gjë që ka çuar në spekulime për të ardhmen e tij, me Arsenalin, Milanin e Tottenhamin, skuadra këto që kanë shprehur interesim për të.
Besohet se Sterlingu nuk ka biseduar me Cityn për të ardhmen dhe nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, sipas “The Athletic” të premten.
Artikuj të ngjashëm