Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se nuk është i sigurt për të ardhmen e Raheem Sterlingut.
27-vjeçari konsideron të ardhmen e tij te City përtej një marrëveshjeje aktuale që skadon në qershor të vitit 2023.
“Askush nuk dyshon se sa është i rëndësishëm. Ajo që dua është të luaj mirë. Jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët. Nëse llogarisim sasinë e ndeshjeve që ka luajtur që kur jemi bashkë, është shumë. Ai është një lojtar kyç. Për të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Klubi vendos. Unë jap mendimin tim, por sigurisht që klubi merr vendimet gjatë gjithë kohës”, ka thënë Guardiola.
Sterling te City është prej vitit 2015, ndërsa këtë edicion ka shënuar dhjetë gola në 21 ndeshje në Premier League.