Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterling në negociata për kontratën e re

Raheem Sterling nuk do të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere.

“The Sun” ka raportuar se Sterling është në negociata me drejtuesit e Cityt për kontratën e re, pasi aktualja i skadon në vitin 2023.

City dëshiron ta mbajë Sterlingun deri në vitin 2025 dhe marrëveshje mes palëve së shpejti pritet të zyrtarizohet. Paraqitjet e mira të Sterlingut në “Euro 2020”, kanë bërë që trajneri Pep Guardiola ta sheh të rëndësishëm për ekipin e tij në sezonin e ri.

Sterling 26-vjeçar sezonin e shkuar, pati 14 gola e 12 asistime në 49 ndeshje dhe thuhet se City tashmë ka refuzuar ofertat nga Arsenali e Tottenhami që kërkonin transferimin e sulmuesit anglez.

Artikuj të ngjashëm