Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth spekulimeve që e lidhini sulmuesin Raheem Sterling me një kalim te Barcelona.
Sipas “Mundo Deportivos” sulmuesi anglez pëlqehet nga trajneri i ri Xavi Hernandez.
Për trajnerin e City, Guardiola një transferim i tillë i mundshëm.
“Sinqerisht, nuk kam asnjë ide. Por, nëse Barcelona është e interesuar në njërin nga lojtarët tanë, jam i bindur që mund t’i marrin. Barcelona vazhdon të jetë atraktive, më shumë se atraktive”, deklaroi Guardiola.
Sterling ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2023. Ai nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës.
Artikuj të ngjashëm