Mali e ka kaluar fazën e grupeve të Kupës së Afrikës. Mali të enjten në mbrëmje triumfoi përballë Mauritanisë me rezultatin 2:0 dhe është kualifikuar tutje pas fitores 2:0.
Me pikët e plota të marra në këtë duel, Mali shkon në fazën nokaut me shtatë pikë nga Grupi F, ndërsa Mauritania eliminohet nga gara, pa marrë asnjë pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për skuadrën e Malit i shënuan Massadio Haidara në minutën e dytë dhe Ibrahima Kone në minutën e 49-të nga penalltia.
Takimi tjetër i Grupit F mes Gambisë dhe Tunizisë përfundoi me rezultatin 1:0 për Gambinë. Me fitore, Gambia e kalon fazën e grupeve nga vendi i dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Mali, por me goldallim më të dobët.
Tunizia pozicionohet në vendin e tretë me tri pikë. Tunizia e pati mundësinë të shënonte gol në minutën e parë shtesë në pjesën e parë. Nga pika e bardhë gaboi Seiffeddine Jaziri.
Golin e fitores për Gambinë e shënoi Ablie Jallow në minutën e tretë të kohës shtesë.