Kameruni ka shënuar fitore të vështirë, por vendimtare për të avancuar nga grupi në Kupën e Afrikës në futboll.
Të martën mbrëma në Bouake të Bregut të Fildishtë, Kameruni fitoi 3:2 ndaj Gambisë. Me fitore e siguroi pozitën e dytë dhe avancimin tutje nga Grupi C. Nga ky grup kanë avancuar edhe Senegali e Guinea. Gambia nuk mori asnjë pikë dhe u eliminua.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenegali fitoi grupin me nëntë pikë, ndërsa Kameruni e Guinea mblodhën nga katër.
Christopher Wooh shënoi golin e fitores për Kamerunin në minutën e 91-të.
Karl Toko Ekambi shënoi për 1:0 në minutën e 56-të.
Gambia reagoi duke shënuar përmes Ablie Jallowit në minutën e 72-të dhe Ebrima Colleyt në minutën e 85-të.
James Gomez realizoi autogol në minutën e 87-të për të barazuar rezultatin në 2:2, para se Wooh të shënonte golin e fitores për Kamerunin në minutat shtesë.