Senegali e ka fituar ndeshjen e tretë rresht në Kupën e Afrikës në futboll.
Të martën mbrëma në Yamoussoukro të Bregut të Fildishtë, Senegali fitoi 2:0 ndaj Guinesë, në xhiron e fundit të fazës grupore.
Golin e parë e shënoi Abdoulaye Seck në minutën e 61-të. Për 2:0 realizoi Iliman Ndiaye në minutën e 90-të.
Ylli Sadio Mane asistoi në golin e dytë.
Senegali ka fituar Grupin C me nëntë pikë. Guinea i ka katër pikë në pozitën e tretë dhe ka avancuar tutje po ashtu.