Senegali ka shënuar fitore bindëse në Kupën e Afrikës të hënën pasdite. Senegali mposhti Gambinë me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i takoi Grupit C. Senegali shënoi golin e parë në minutën e 4-t, nëpërmjet Pape Gueye. Ai u asistua nga Sadio Mane.
Dy golat e fundit për Senegalin i shënoi në pjesën e dytë Lamine Camara. Ai të parin e shënoi në minutën e 52-të, ndërsa të dytin për 3:0 e shënoi në minutën e 86-të. Gambia e luajti pjesën e dytë me një lojtarë më pak në fushë. Në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë me karton të kuq u përjashtua Ebou Adams.