Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senegali triumfon ndaj Kamerunit

Përfaqësuesja e Senegalit ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në kuadër të Kupës së Afrikës.

Në ndeshjen e dytë të Grupit C, të luajtur të premten, Senegali e mposhti Kamerunin me rezultatin 3:1.

Një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën vulosën fitoren e Senegalit që i prin grupit me gjashtë pikë.

Ismaila Sarr e zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, përpara se Habib Diallo të shënoi për 2:0 në minutën e 71-të.

Kameruni ngushtoi epërsinë me anë të mbrojtësit Jean-Chalres Castelletto në minutën 83-të, përpara se Sadio Mane në kohën shtesë ta vulosë rezultatin përfundimtar të takimit.

Për Kamerunin, kjo është humbja e parë në Kupën e Afrikës pas barazimit 1:1 me Zambinë në ndeshjen e parë.

Artikuj të ngjashëm