Futboll

Senegali, gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Afrikës

Senegali

Përfaqësuesja e Senegalit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.

Senegali të premten në çerekfinale e eliminoi Malin duke e mposhtur me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për Senegalin e shënoi sulmuesi i Evertonit, Iliman Ndiaye, në minutën e 27-të.

Te Mali në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Yves Bissouma, u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në gjysmëfinale, Senegali e pret fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë - Egjipt. 

Senegali në një të tetën e finales e mposhti Sudanin me rezultatin 3:1. Ndërsa Mali në çerekfinale kaloi pasi e eliminoi Tunizinë pas ekzekutimit të penalltive.

Senegali u rendit në pozitën e parë në Grupin D me shtatë pikë.

Mali e zuri vendin e dytë në Grupin A me tri pikë.