Kameruni e ka nisur me fitore Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi të mërkurën mbrëma në Agadir të Marokut, fitoi 1:0 ndaj Gabonit.
Golin e fitores e realizoi Karl Etta Eyong i Levantes, me asistim të sulmuesit të Manchester Unitedit, Bryan Mbeumos.
Etta Eyong shënoi në minutën e gjashtë dhe rezultati më nuk ndryshoi.
Pas ndeshjes së parë, Kameruni dhe Bregu i Fildishtë kanë nga tri pikë, kurse Gaboni e Mozambiku mbesin pa pikë.