Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ziyechi ia siguron fitoren Marokut

Maroku nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Zambias, duke fituar 1:0. Ndeshja e xhiros së fundit të fazës grupore të Kupës së Afrikës në futboll u zhvillua të mërkurën mbrëma në San-Pedro të Bregut të Fildishtë.

Hakim Ziyech shënoi golin e vetëm në minutën e 37-të. Maroku ka fituar Grupin F me shtatë pikë.

Vendin e dytë e zuri Republika Demokratike e Kongos me tri pikë. Këto dy përfaqësuesen kanë avancuar në fazën nokaut. Zambia përfundoi e treta me dy pikë dhe u eliminua. Dy pikë në vendin e katërt i ka edhe Tanzania.

Tanzani e Republika Demokratike e Kongos luajtën pa gola në ndeshjen tjetër të grupit. Këto ishin ndeshjet e fundit të fazës grupore në Kupën e Afrikës.

Prej 27 janarit zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales. Më 27 janar janë ndeshjet Angola – Namibia dhe Nigeria – Kameruni.

Artikuj të ngjashëm