Maroku ishte në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2022. Por në Kupën e Afrikës është ndalur në një të tetën e finales.
Në ndeshjen e fundit të kësaj faze, të martën mbrëma në San Pedro të Bregut të Fildishtë, Maroku u mposht nga Afrika e Jugut me rezultatin 2:0.
Evidence Makgopa shënoi për 1:0 në minutën e 57-të, ndërsa Teboho Mokoena realizoi golin e dytë në minutën e 95-të. Sofian Amrabat i Marokut u përjashtua në minutën e 92-të.
Por momenti vendimtar i ndeshjes ishte ai i minutës së 84-t. Ylli maroken, Achraf Hakimi nuk ia doli të realizoi penalltinë për të barazuar rezultatin në 1:1. Hakimi e qëlloi vetëm traversën.
Çerekfinalet e Kupës së Afrikës janë më 2 e 3 shkurt. Nigeria – Angola dhe Republika Demokratike e Kongos – Giunea janë ndeshjet e 2 shkurtit.
Mali – Bregu i Fildishtë dhe Kepi i Gjelbër – Afrika e Jugut janë ndeshjet e 3 shkurtit.