Nigeria është finalistja e parë e Kupës së Afrikës në futboll. Të mërkurën mbrëma në Bouake të Bregut të Fildishtë, Nigeria e mposhti Afrikën e Jugut pas gjuajtjes së penalltive. Ndeshja ishte dramatike.
William Troos-Ekong kaloi në epërsi 1:0 Nigerinë me golin e shënuar në minutën e 67-të nga penalltia. Po nga penalltia Teboho Mokoena barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 90-të. Në fakt Victor Osimhen i Nigerisë shënoi për 2:0, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua për faull në anën tjetër të fushës. Arbitri vlerësoi se më herët kishte faull në zonë në të mirë të Afrikës së Jugut dhe dha penallti.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ku nuk u shënuan gola të tjerë dhe goditjet nga pika e bardhë përcaktuan finalisten. Në penallti, Nigeria fitoi 4:2. Mokoena dhe Evidence Makgopa të Afrikës së Jugut nuk realizuan. Goditjet e tyre i ndali portieri i Nigerisë, Stanley Nwabili.