Nigeria është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Afrikës në futboll. Të premten mbrëma në Abidjan të Bregut të Fildishtë, Nigeria fitoi 1:0 ndaj Angolës në çerekfinale.
Sfidën e vendosi Ademola Lookman me golin e shënuar në minutën e 41-të.
Nigeria ka tre tituj të Afrikës, të fundit në vitin 2013. Në vitin 2019 u rendit e treta, ndërsa në vitin 2021 u ndal në një të tetën e finales.