Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Maroku, çerekfinalisti i radhës në Kupën e Afrikës

Maroku

Përfaqësuesja e Marokut është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Afrikës.

Maroku të dielën në kuadër të një të tetës së finales e eliminoi Tanzaninë duke e mposhtur me rezultatin 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e fitores për Marokun e shënoi sulmuesi i Real Madridit, Brahim Diaz, në minutën e 64-t. Asistimin e bëri mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi.

Marokut iu anulua edhe një gol i mesfushorit të PSV-së, Ismael Saibarit, në minutën e 15-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Në çerekfinale të Kupës së Afrikës janë kualifikuar edhe Senegali dhe Mali.

Maroku përfundoi në pozitën e parë në Grupin A me shtatë pikë.