Futboll

Maroku barazon në duelin e vështirë me Malin

Maroku

Foto: Associated Press

Maroku nuk ka arritur që ta ruajë epërsinë e një goli të krijuar në pjesën e parë dhe barazoi me Malin, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të Kupës së Kombeve të Afrikës. 

Maroku dhe Mali barazuan 1:1 të premten mbrëma në Rabat. Të dy golat u shënuan nga penalltia. 

Brahim Diaz shënoi në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë për Marokun, kurse Lassine Sinayoko realizoi për Malin, në minutën e 64-t. 

Maroku prin në grup me katër pikë, dy më shumë se Mali dhe Zambia. Komoret në pozitën e fundit e kanë një pikë.