Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sukses historik i Namibisë së dy lojtarëve të Lirisë, Tunizia eliminohet

Namibia për herë të parë do të paraqitet në fazën nokaut të Kupës së Afrikës në futboll.

Të mërkurën mbrëma, Namibia luajti pa gola me Malin dhe e arriti suksesin historik.

Namibia ka përfunduar e treta në Grupin E me katër pikë, sa i ka edhe Afrika e Jugut në pozitën e dytë. Mali e fitoi grupin me pesë pikë.

Namibia kualifikohet si njëra prej katër përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë. Nga grupi E eliminohet Tunizia, që ishte favorite. Tunizia mbeti e fundit me vetëm dy pikë.

Dy lojtarët e Lirisë së Prizreni, Prins Tjiueza dhe Aprocious Petrus startuan te Namibia.

Petrus luajti deri në fund në mesfushë, ndërsa sulmuesi Tjiueza u zëvendësua në minutën e 79-të.

Edhe Liria mund të mbetet pa lojtarin që po shkëlqen në Kupën e Afrikës Sport Liria mund të mbetet pa lojtarin që po shkëlqen në Kupën e Afrikës

Namibia për herë të katërt paraqitet në Kupën e Afrikës dhe për herë të parë kalon grupin.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Afrika e Jugut e Tunizia luajtën po ashtu pa gola.

Tunizia ishte kampione në vitin 2004, ndërsa në vitin 2019 ishte e katërta. Në edicionin e kaluar, në vitin 2021, arriti në çerekfinale. U paraqit mirë edhe në Botërorin 2022, por nuk avancon në Kupën e Afrikës.