Namibia nuk ia doli të bëjë tjetër befasi në Kupën e Afrikës në futboll. Të dielën mbrëma Namibia pësoi 4:0 nga Afrika e Jugut.
Percy Thau realizoi penallti në minutën e 14-të për 1:0. Themba Zwane shënoi më pas në minutën e 25-të dhe të 40-të. Ndërkohë për 4:0 realizator ishte Thapelo Maseko në minutën e 45-të.
Te Namibia startuan dy lojtarët e Lirisë së Prizrenit, Aprocious Petrus dhe Prins Tjiueza.
Petrus kompletoi ndeshjen ndërsa Tjiueza u zëvendësua në minutën e 73-të.
Namibia në ndeshjen e parë kishte befasuar Tunizinë duke e mposhtur 1:0. Ndërkohë Afrika e Jugut kishte pësuar 2:0 nga Mali.
Tani në Grupin E udhëheq Mali me katër pikë. Afrika e Jugut dhe Namibia i kanë nga tri pikë, ndërsa Tunizia ka një pikë.
Edhe
Liria mund të mbetet pa lojtarin që po shkëlqen në Kupën e Afrikës
Më 24 janar janë ndeshjet Afrika e Jugut – Tunizia dhe Namibia – Mali.
Kupa e Afrikës në futboll po zhvillohet në Bregun e Fildishtë.