Përfaqësuesja e Tunizisë ka marrë pikët e plota në përballje me Mauritaninë.
Të dielën, Tunizia shënoi fitore të thellë, 4:0.
Hamza Mathlouthi në minutën e katërt kaloi në epërsi Tunizinë. Ëahbi Khazri dyfishoi epërsinë në minutën e nëntë.
Në pjesën e dytë Tunizia shënoi edhe dy gola. Ëahbi Khazri në minutën e 64-t realizoi për 3:0. Kurse në minutën e 66-të Khazri asistoi te Seifeddine Jaziri që vulosi fitoren prej 4:0.
Me këtë fitore Tunizia është në pozitën e tretë në grupin F të Kupës së Afrikës. I ka tri pikë. Mauritania mban vendin e katërt. Nuk ka pikë pas dy ndeshjeve. Në këtë grup udhëheqin Gambia dhe Mali me nga 4 pikë.