Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mali e nis me fitore Kupën e Afrikës

Foto: Mali

Përfaqësuesja e Malit e ka nisur me fitore Kupën e Afrikës.

Të mërkurën Mali mposhti Tunizinë me rezultat minimal, 1:0, në kuadër të Grupit F.

Golin e fitores për Malin e shënoi në minutën e 48-të, Ibrahima Kone.

Mali me Tunizinë kanë luajtur në të kaluarën edhe gjashtë ndeshje. Tri fitore i kanë takuar Malit, ndërsa dy ndeshje i kanë takuar Tunizisë. Një ndeshje ka përfunduar baras.