Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mali kalon në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Përfaqësuesja e Malit ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Afrikës. Të martën mposhti 2:1 përfaqësuesen e Burkina Fasos.

Mali kaloi herët në minutën e 3-të në epërsi me autogolin e Edmond Tapsobas.

Për 2:0 shënoi Lassine Sinayoko në minutën e 47-të, ndërsa golin e nderit për Burkina Fason e shënoi nga penalltia, Bertrand Traore.

Në çerekfinale, Mali luan me Bregun e Fildishtë.