Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka dhënë kontribut për përfaqësuesen e Egjiptit që të shtunën e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.
Egjipti e mposhti në çerekfinale Bregun e Fildishtë me rezultatin 3:2.
Salah dhuroi një asistim dhe shënoi një gol për Egjiptin.
Egjipti kaloi në epërsi në minutën e katërt me golin që e shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Omar Marmoush.
Rami Rabia i dyfishoi shifrat në minutën e 32-të. Ai shënoi gol me asistim te Salahut.
Tetë minutë më pas, Bregu i Fildishtë, e ngushtoi rezultatin në 2:1 pas autogolit që e realizoi Ahmed Fatouh.
33-vjeçar Salah shënoi për 3:1 në minutën e 52-të në të mirë të Egjiptit.
Guela Doue e shënoi golin e dytë për Bregun e Fildishtë në minutën e 73-të por në fund nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren Egjiptit.
Egjipti në gjysmëfinale do të luajë ndaj Senegalit të mërkurën e ardhshme.