Ende pa vendim për të ardhmen në nivel klubesh, Mohamed Salah, po ndërton trashëgiminë e tij me Egjiptin.
Salah shënoi golin e tij të 68-të për Egjiptin, në fitoren 3:1 ndaj Zelandës së Re. Dhe tani është një gol larg rekordit për gola për Egjiptin, që e mban selektori aktual, Hossam Hassan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër yllin egjiptian, Salah, ishte goli i tretë në Kupa të Botës. Ai realizoi dy herë në Rusia 2018. Asnjë lojtar egjiptian nuk ka shënuar kaq shumë gola në Kupë të Botës.
Salah luajti për Liverpoolin për nëntë edicione. Fitoi dy tituj të Premier leagues dhe u bë golashënuesi më i mirë i huaj në ligën elitare angleze. 34-vjeçari megjithatë pati rënie të formës në edicionin e fundit dhe mes tensioneve njoftoi se kontrata e tij me klubin do të përfundonte një vit më herët se që ishte planifikuar.
Largimi nga “Anfield” solli diskutime për atë se ku do të luante sulmuesi. Për momentin ai luan për Egjiptin, me planet e tij të ardhshme ende të paqarta.
Mo Salah ka gdhendur emrin e tij më tej në librat e historisë si kapiteni i ekipit të parë egjiptian që fitoi ndeshje të Kupës së Botës.
“Kjo është histori për ne si egjiptianë”, tha Salah. “Ne shohim shumë ekipe që fitojnë ndeshje, por për ne si egjiptianë nuk ndodh shpesh. Është hera e parë në histori”.
Tifozët është dashur të presin për të parë versionin e Salahut që shkëlqente te Liverpooli. Ai filloi ngadalë në pjesën e parë të ndeshjes. Zelanda e Re kaloi në epërsi të hershme.
Salah shënoi pas një pasimi të Mostafa Zicos në minutën e 67-të. Topi rrëshqiti nën një mbrojtës dhe kaloi portierin e Zelandës së Re për epërsinë 2:1 të “faraonëve”.
Salahu asistoi në golin e tretë, kurse një asistim e kishte edhe në ndeshjen e parë ndaj Belgjikës.
“Ai është lojtar i mirë. Duhet ta mbash nën vëzhgim”, tha kapiteni i Zelandës së Re, Chris Wood.
Fituesi i katër trofeve “Këpuca e Artë” në Premier League, realizoi nëntë gola në dhjetë ndeshjet për të kualifikuar Egjiptin në Botëror. Salah u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve afrikane për Botëror.
Ylli egjiptian mund të shtojë skuadra të tjera të interesuara për shërbimet e tij pas fillimit të furishëm në Botëror.
“Salah punoi shumë në fushë. Jam i sigurt që do të shohim edhe më shumë prej tij”, ka thënë selektori i Egjiptit, Hossam Hassan.