Superylli Mohamed Salah ka shënuar gol në minutën e 91-të për të shmangur befasinë e madhe në ditën e dytë të Kupës së Afrikës në futboll.
Të hënën mbrëma në Agadir të Marokut, Egjipti mezi fitoi 2:1 ndaj Zimbabvesë. Egjipti llogaritej favorit i madh, por shënoi fitore shumë të vështirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur ndeshja pritej të përfundonte 1:1, sulmuesi i Liverpoolit, Salah, shënoi me goditje nga zona për 2:1.
Prince Dube e kaloi në epërsi përfaqësuesen e Zimbabvesë në minutën e 20-të.
Omar Marmoush i Manchester Cityt shënoi për 1:1 në minutën e 64-t.
Ndeshja i takoi Grupit B të Kupës së Afrikës që po zhvillohet në Marok.
Në ndeshjen e parë të këtij grupi, Afrika e Jugut fitoi 2:1 ndaj Angolës.
Pas katër ditësh është ndeshja interesante mes Egjiptit dhe Afrikës së Jugut.