Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luzhny e vlerëson vendim të lehtë rikthimin në Ukrainë

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Oleg Luzhny, ka insistuar se ka qenë “vendim i lehtë” për t’u kthyer në Ukrainë për ta dhënë ndihmën kundër trupave ruse, pavarësisht situatës “shumë të rrezikshme” në shtetin e tij të lindjes.

Luzhny, i cili e fitoi Premier Leaguen dhe Kupën FA gjatë katër vjetëve sa ishte pjesë e “revolveristëve”, është një prej shumë sportistëve me emër që i janë bashkuar luftës në mbrojtje të vendit, shkruan Sky Sports.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë nisi në fund të muajit shkurt dhe ka pasur ndikim të madh në shtetet fqinje. Shumë shtëpi e ndërtesa në shtetin ukrainas janë rrënuar dhe kanë mbetur të vrarë rreth 1 mijë civil.