Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku konfirmon qëndrimin te Interi

Romelu Lukaku nuk do të largohet nga skuadra e Interit. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Belgjikës në një intervistë për mediumet belge.

Lukaku ka insistuar se nuk ka arsye të largohet nga Interi, pasi ndihet i lumtur tek ekipi italian, me të cilin e ka fituar titullin e kampionit në Serie A.

Madje, ai ka zbuluar se tashmë ka biseduar me trajnerin e ri të Interit, Simone Inzaghin që e sheh si lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri.

“Do të mbetem te Interi, pasi ndihem mirë. Unë tashmë kam biseduar edhe me trajnerin e ri, dhe së bashku jemi dakorduar se edhe sezonin e ardhshëm do të luftojmë për titull”, ka thënë Lukaku, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2024.

Sulmuesi 28-vjeçar në sezonin e fundit, realizoi 30 gola në të gjitha garat për ekipin italian.

Artikuj të ngjashëm