Romelu Lukaku ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Interit në fund të këtij edicioni. Belgu ka shtuar se është i lumtur në Itali dhe se do të jetë pjesë e Interit edhe edicionin tjetër, përkundër interesimit nga skuadrat tjera të Evropës.
“Unë jam shumë i lumtur te Interi dhe po ndihem si në shtëpi. Kështu që, nuk kam as arsyen më të vogël për tu larguar pas synoj të qëndroj më gjatë”, është shprehur Lukaku.
27-vjeçari ka shpërthyer këtë edicion duke shënuar 23 gola në 30 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Lukaku iu bashkua Interit para fillimit të sezonit 2019/20 për 74 milionë euro nga Manchester Unitedi dhe me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2024.