Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nuk heq dorë nga Lukaku

Te skuadra e Interit janë të vendosur për ta mbajtur sulmuesin belg Romelu Lukaku edhe për edicionin e ardhshëm.

Mediat në Itali, kanë raportuar të hënën se drejtuesit e klubit italian, do ta refuzojnë çdo ofertë për Lukakun që vjen gjatë kësaj vere.

Kohët e fundit, është raportuar se Interi është i detyruar t’i shesë disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit për të balancuar financat e klubit, dhe tashmë shumë skuadra të mëdha të Evropës kanë shprehur interesim për Lukakun.

Belgu ishte njëri prej lojtarëve kryesor të Interit në edicionin 2020/21, duke e ndihmuar ekipin të shpallet kampion i Italisë. Ai shënoi 30 gola dhe asistoi dhjetë herë në 44 ndeshje për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019. Lukaku ka kontratë me Interin deri në vitin 2024.