Romelu Lukaku ka thënë se Serie A duhet të marrë veprime reale kësaj radhe për abuzimin racor që iu bë atij nga tifozët e Juventusit, para se të përjashtohej nga loja të martën mbrëma.
Atij iu dha kartoni i dytë i verdhë pas gjestit që bëri pasi shënoi golin e minutës së 95-të në Kupën e Italisë.
“Historia përsëritet. Kam kaluar nëpër një gjëje të tillë në vitin 2019 dhe tani në vitin 2023 sërish. Kjo lojë e bukur duhet të shijohet nga të gjithë. Shpresoj që liga të marrë masa me të vërtetë kësaj here”, ka thënë Lukaku në llogarinë e tij në Instagram.