Juventusi ka lëshuar komunikatë për shtyp të mërkurën për t’i dënuar thirrjet dhe gjestet raciste që ishin prezentë të martën mbrëma në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.
“Zonja e vjetër” ka thënë në rrjetet sociale se klubi është duke bashkëpunuar me policinë për t’i identifikuar individët që ishin të përfshirë në thirrjet raciste, të drejtuara për Romelu Lukakun, i cili shënoi penalltinë në minutën e fundit të kohës shtesë.
Lukakut iu dha kartoni i dytë i verdhë pas festës provokuese, pasi e realizoi penalltinë, ndërsa me të kuq në fund të ndeshjes u ndëshkuan edhe Samir Handanoviq dhe Juan Cuadrado.
Komunikatë për shtyp ka bërë edhe Interi që i ka dalë në mbrojtje futbollistit të skuadrës.