Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fyerje të tjera raciste ndaj sulmuesit të Interit

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është fyer sërish në baza racore në rrjetet sociale pasi “nerazzurrët” u mposhtën në finale të Ligës së Kampionëve.

30-vjeçari i huazuar nga Chelsea hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 57-të të shtunën mbrëma në Stamboll.

Ai pati një shans të shkëlqyer për ta barazuar rezultatin në fund të ndeshjes.

Belgu, që përcillet nga afër nëntë milionë ndjekës në Instagram, ka pranuar fyerje të rënda raciste.

Nuk është hera e parë që Lukaku përballet me situata të tilla.

Në gjysmëfinale të Kupës së Italisë në Torino, tifozë të skuadrës së Juventusit e kishin fyer atë rëndë.

Edhe Juventusi e dënon përjetë tifozin racist Sport Juventusi e dënon përjetë tifozin racist

Ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi kishte shënuar gol dhe kishte provokuar tifozët.

Por kartoni i kuq më pas iu hoq.