Sulmuesi Romelu Lukaku është pajtuar të kthehet tek Interi në formë huazimi dhe ekipi italian është në negociata me Chelsean për ta mbyllur marrëveshjen. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Football-Italia”.
Belgu 29-vjeçar verën e shkuar iu bashkua Chelseat nga Interi për 115 milionë euro, por nuk e gjeti veten tek londinezët. Kështu që ai ka kërkuar rikthimin te Interi, ekip me të cilin fitoi një titull kampioni në Serie A.
Sezonin e fundit në Premier League, Lukaku shënoi tetë gola në 26 ndeshje, kurse ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm