Romelu Lukaku është i gatshëm që të pranojë ulje page për ta siguruar transferimin përfundimtar tek Interi nga skuadra e Chelseat. Lukaku do të përfitonte më pak se një milionë euro nëse dëshira e tij për t’u kthyer në Itali plotësohet. Ai ishte i huazuar tek Interi në edicionin e fundit.
Kjo skuadër dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e tij për 40 milionë euro. Për Lukakun ishin interesuar edhe skuadra Al Hilal e Arabisë Saudite dhe Juventusi.
Belgu 30-vjeçar ishte kritikuar shumë për rastet e humbura në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt. Ai edicionin e mbylli me 14 gola e shtatë asistime në 37 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm