Lorenc Trashi është përforcimi i pari te Ballkani në afatin kalimtar të janarit. Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili mund të luajë edhe në sulm, është prezantuar të premten te kampioni i Kosovës.
30-vjeçari me Ballkanin ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë, ndërsa së fundmi ka luajtur në Kuvajt te skuadra Qadsia.
Trashi, po ashtu karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, te Lushnja dhe Partizani. Ai gjithashtu ka edhe 15 paraqitje me Përfaqësuesen e Shqipërisë.