Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, është ndarë me njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm, Lorenc Trashin.
Lojtari i krahut të majtë, Trashi, ka dhënë kontribut të madh në kampanjën shumë të suksesshme të Ballkanit.
Klubi suharekas ka njoftuar se kontrata me Trashin është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.