Futboll

Thaqi largohet nga Ballkani

Astrit Thaqi

Mbrojtësi Astrit Thaqi i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Ballkanit.

Skuadra suharekase të premten pasdite ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme e ka mbyllur bashkëpunimin me Thaqin.

32-vjeçari te Ballkani u transferua vitin e kaluar nga Drita. Ai ka luajtur për Ballkanin edhe nga viti 2021 deri në vitin 2023. Me Ballkanin e ka fituar dy herë titullin e kampionit dhe një herë Superkupën e Kosovës.

“Falënderojmë Astritin për kontributin dhe angazhimin gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, ka shkruar Ballkani në rrjetet sociale.

Përpos Thaqit nga Ballkani në këtë afat kalimtar janë larguar edhe disa futbollist si Bernard Karrica, Queven da Silva Inacio, Eris Abedini, Egzon Sinani, Elmando Gjini, Almir Oda, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha.