Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lopetegui largohet nga Wolverhamptoni

Julen Lopetegui

Skuadra e Wolverhamptonit ka mbetur pa trajner tri ditë para fillimit të edicionit të ri në Premier League. Spanjolli Julen Lopetegui është larguar të mërkurën pas mospajtimeve me krerët e klubit, ka konfirmuar Wolvesi nëpërmjet njoftimi. Ai haptazi kishte kritikuar klubin se nuk ka qenë aktiv në këtë afat kalimtar dhe ka kërkuar largimin, kërkesë kjo që i është aprovuar nga bordi. Prej Wolverhamptonit këtë verë janë larguar disa prej lojtarëve kryesor, ndërsa nuk janë bërë blerje për ti zëvendësuar ata.

“Klubi dhe trajneri janë pajtuar ti ndajnë rrugët për shkak të çështjeve të caktuara, pasi u dakorduan se shkëputja e kontratës ishte opsioni më i mirë për të gjitha palët”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. Lopetegui qëndroi për nëntë muaj në krye të Wolvesit, ekip që e shpëtoi nga rënia prej Premier Leagues në edicionin e fundit. Ai pritet të zëvendësohet me britanikun Gary O’Neal.