Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lopetegui do të jetë trajner i Wolvesit

Julen Lopetegui do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Wolverhamptonit. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sports” të mërkurën, që ka insistuar se trajneri spanjoll do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Lopetegui është i gatshëm për aventurën e tij të parë në futbollin anglez. Në këtë post, ai do ta zëvendësojë Bruno Lagen të shkarkuar javë më parë.

Lopetegui prej fillimit të muajit të shkuar është i papunë, pasi u largua nga Sevilla pas rezultateve të dobëta. Ai ka qenë edhe trajner i Real Madridit, Portos dhe Përfaqësueses së Spanjës. Aktualisht, Ëolverhamptoni zë vendin e parafundit në Premier League.