Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lopetegui drejt Anglisë

Trajneri Julen Lopetegui, që u shkarkua të mërkurën mbrëma nga Sevilla, pritet që brenda kësaj jave ta marrë drejtimin e një ekipi në Premier League. “Sky Sports” të enjten bën të ditur se skuadra e Wolverhamptonit ka shprehur interesim për trajnerin spanjoll.

Klubi anglez ka kontaktuar menjëherë Lopeteguin pas shkarkimit dhe gjasat janë të mëdha që marrëveshja mes palëve të arrihet ditëve në vijim. Te Wolvesi, Lopetegui do ta zëvendësonte portugezin Bruno Lage që u shkarkua ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas tetë xhirove të luajtura këtë edicion në kampionatin anglez, Wolverhamptoni ka tubuar gjashtë pikë dhe zë vendin e 18 në tabelë.