Një hendbollist që bën karrierë në Kosovë po paraqitet në Kampionatin Evropian që të enjten nisi në Hungari dhe Sllovaki.
Bëhet fjalë për hendbollistin me përvojë të Besa Famgas, Nikola Prce. Prce është ikonë e hendbollit në Bosnjë-Hercegovinë dhe po luan për këtë përfaqësuese në ngjarjen kryesore kontinentale.
Bosnjë-Hercegovina në kuadër të grupit E u takua të enjten mbrëma me Suedinë. Fitore shënoi Suedia me shifrat 30:18. Prce shënoi dy gola nga katër tentime.
41-vjeçari ka njoftuar se do të përshëndetet nga përfaqësuesja në këtë Evropian. Shtatlarti është te Besa që nga viti 2019. Ka karrierë të gjatë e të suksesshme.
Bosnja ndeshjen e ardhshme e luan të shtunën ndaj Çekisë. Më 17 janar takohet me Spanjën.