Nikola Prce është trajner i KH Besa Famgas për sezonin e ri. Klubi pejan ka njoftuar të dielën për angazhimin e Prces, i cili vitet e fundit ka qenë pjesë e Besës.
Prce në këtë post e zëvendëson Arben Muqollin.
"Legjenda e hendbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Nikola Prce është trajner i ri i klubit tonë. Golashënuesi më i mirë në Përfaqësuesën e Bosnjës dhe Hercegovinës ( 444 gola ) si lojtar ishte pjesë e klubit tonë që nga viti 2019 derisa gjatë karrierës së pasur ka luajtur edhe në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Spanjë, Austri, Katar, Hungari dhe Poloni. Përvoja e një prej hendbollistëve më të dalluar në rajon do të jetë forcë shtesë e klubit tonë në rrugëtimin në garat vendore dhe ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e Besës.
-
Sukseset me Besën si lojtar, Prce synon t’i ketë edhe si trajner
-
Lojtari i kampiones së Kosovës po paraqitet në Evropian
-
535 gola në ndeshje ndërkombëtare për lojtarin e skuadrës kosovare
-
Rahoveci i jep fund dominimit të Besës, fiton titullin e kampionit në hendboll
-
Besa Famgas synon vazhdimin e dominimit, Rahoveci titullin e parë