Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari goditet me kamxhik pas humbjes në Superkupë

Lojtari goditet me kamxhik pas humbjes në Superkupë

Një tifoz i finales së Superkupës saudite ka goditur me kamxhik një lojtar të Al-Ittihadit. Kjo ndodhi gjatë një konfrontimi, disa momente pas ndeshjes së zhvilluar të enjten mbrëma.

Incidenti ndodhi pasi Al-Ittihadi humbi 4:1 nga Al-Hilali në finalen e luajtur në Abu Dabi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një video shihet sulmuesi Abderrazak Hamdallah duke hedhur ujë nga një shishe në drejtim të tifozit. Ai përgjigjet duke nxjerrë kamxhikun e gjatë dhe duke goditur dy herë reprezentuesin e Marokun. Duket se e goditi për herë të dytë në shpinë lojtarin, shkruan AP.

33-vjeçari Hamdallah humbi një penallti por më pas shënoi golin e vetëm të skuadrës. Ai nuk u duk të jetë lënduar gjatë incidentit.

VIDEO:

 

 

LEXO EDHE: